KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Tahiri” nis seanca parlamentare
"Çështja Tahiri" nis seanca parlamentare

“Çështja Tahiri” nis seanca parlamentare

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri i tha sot parlamentit se mirëpret çdo vendim të tij, ndërsa u shpreh se ishte i bindur se e drejta e tij do të dilte. “Rruga ime për të gjetur drejtësi nuk ndalet dot” tha ai. Deklaratën e tij zoti Tahiri e bëri sapo nisën punimet e parlamentit, ndërsa deputetët e opozitës së djathtë mbanin në duar pankarta të zeza ku shkruhej “Qeveria e Drogës”, “Qeveria e krimit”, “Qeveria e mafias” etj. Ish ministri i brendshëm akuzohet nga prokuroria si organizator i disa aferave të prodhimit dhe shpërndarjes së drogës. Ajo ka kërkuar arrestimin e tij. Pas debateve të forta në Këshillin e Rregullores Imunitetit dhe Mandateve, javën e kaluar, maxhoranca dhe opozita janë ndarë ekstremisht. Maxhoranca thotë se është e gatshme që të japi leje për hetimin e zotit Tahiri, ndërsa opozita kërkon arrestimin e tij. Palët kanë përgatitur raporte të ndara në parlament. Seanca e sotm e parlamentit pritet të jetë mjaftë e ndezur.

Sicred