KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Tahiri” nis seanca e dytë e këshillit
Imuniteti i Tahirit, priten raporte të ndara

“Çështja Tahiri” nis seanca e dytë e këshillit

Ka filluar dita e dytë e mbledhjes së Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve e cila po diskuton lidhur me kërkesën e prokurorisë për ndalimin e ish ministrit të brendshëm në vitet 2013-2017 zotit Saimir Tahiri. Prokuroria thotë se ka prova të besueshme që vërtetojnë akuzën e saj se ish ministri është implikur në krijimin e një grupi të strukturuar kriminal, por zoti Tahiri gjatë seancës së djeshme i ka hedhur poshtë ato.
Sot pritet mbrojtja e ish ministrit. Prokuroria thotë se një tjetër dosje që ka lidhje me “Çështjen Habilaj” dhe ku implikohet ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur mbrëmjen e së premtes nga Italia. Sikurse thuhet dosja prej rreth 380 faqesh, tashmë e përkthyer në shqip dhe e vulosur, do ti vijë në ndihmë Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve.
Nuk është e qartë se kush e ka kërkuar këtë dosje dhe kur e ka kërkuar. Pak ditë më parë në duart e prokurorisë shqiptare ra dosja e parë me 416 faqe e “Çështjes Habilaj” mbi të cilën prokuroria nisi edhe procesin ndaj ish ministrit Saimir Tahiri.
Në seancën e djeshme të këshillit nga deputetët e opozitës u paraqitën dokumenta që krijuan idenë se parokuroria kishte bashkëpunuar me ta çka shkaktoi debat.

Sicred