KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Tahiri” në grupin socialist, Rama : Kërkesa e prokurorisë për arrestim është e papranueshme, arbitrare dhe e refuzojmë unanimisht 
"Çështja Tahiri", Rama : "Drejtësi po, arbitraritet jo"

“Çështja Tahiri” në grupin socialist, Rama : Kërkesa e prokurorisë për arrestim është e papranueshme, arbitrare dhe e refuzojmë unanimisht 

Kryeministri socialist Edi Rama e ka cilësuar si “një farse të inskenuar nga amatorë inatçi” procesin ndaj ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, por tha se do të zhgënjehej shumë nëseTahiri nuk është ai ka njohur  dhe i ka besuar. Deklaratën e tij zoti Rama e bëri para grupit parlamentar socialist. Kreu socialist sulmoi prokurorinë duke thënë se kjo çështje “Është kopje surrogato e gjyqit politik që e kemi parë 4 vite në Parlament” duke ju referuar kështu akuzave dhe qëndrimit të opozitës në vitet e kaluara. Por ai tha se “Do të ishte zhgënjimi më i rëndë nëse do të zbuloja se Saimir Tahiri nuk është ai që unë njoh dhe i kam besuar”.

Kreu socialist dhe kryeministri i vendit ka shkuar edhe me tej duke e larguar zotin Tahiri nga të gjitha funksionet partiake dhe parlamentare. “Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur të vërtetën e Saimir Tahirit, por për të bërë detyrat e mëdha që kemi për të qeverisur Shqipërinë. Saimiri do të jetë deri në përfundim të këtij procesi një njeri i lirë dhe deputet i lirë për të bërë betejën e tij, ashtu si do ta mendojë ai jashtë forumeve të partisë dhe jashtë grupit parlamentar të PS” deklaroi zoti Rama.

Por zoti Rama këmbënguli se është për “Drejtësi po, arbitraritet jo”. Duke referuar akuzave të prokurorisë ndaj ish ministrit të brendshëm, zoti Rama shtroi pyetjen “Në cilin shtet i kërkohet të akuzuarit të provojë se nuk është fajtor? E ka ndarë bota këtë punë: ai që akuzohet nuk ka detyrim të provojë se nuk i ka bërë ato për të cilat akuzohet. Janë ata që akuzojnë që duhet të provojnë akuzat që ngrenë mbi të” tha zoti Rama. Për kryeministrin Rama “Kërkesa e prokurorisë për arrestim është e papranueshme sepse është arbitrare dhe kërkesën për arrestim e refuzojmë unanimisht”.

Vetë zoti Tahiri nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e sotme.

Sicred