KRYEFAQJA » LAJME » Çështja Tahiri, ministri Xhafaj: Prokuroria po përdoret politikisht!
Çështja Tahiri, ministri Xhafaj, prokuroria po përdoret politikisht

Çështja Tahiri, ministri Xhafaj: Prokuroria po përdoret politikisht!

Pak para fillimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Imunitetit dhe Mandateve, për të diskutuar rreth kërkesës së prokurorisë së krimeve të rënda për heqjen e imunitetit të ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, ministri aktual Fatmir Xhafa ka akuzuar këtë prokurori se po përdoret politikisht. “Nga pikpamja ligjore, ajo që është shkruar nga prokuroria e krimeve të rënda nuk shpreh vullnetit ligji e provash” tha ai . “Jemi në rastin ku segmente të prokurorisë po përdoren politikisht . Për sa unë kam parë, nuk ka prova” tha ai. Reagimi i zotit Xhafa vjen ndërsa një ditë më parë ish ministri Tahiri këmbënguli në pafajsinë e tij, ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha në prag të mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Imunitetit dhe Mandateve se PS nuk do të pengojë drejtësinë. Opozita nga ana e saj po akuzon kryeministrin dhe PS se po përpiqet të zhduki provat e krimit të ish ministrit Tahiri. Zoti Tahiri akuzohet për trafikim të narkotikëve kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’.

Sicred