KRYEFAQJA » LAJME » Çështja Tahiri, Kryemadhi: U vërtetuan akuzat tona për lidhjet e drejtpërdrejta të qeverisë me krimin
Çështja Tahiri, Kryemadhi: U vërtetuan akuzat tona për lidhjet e drejtpërdrejta të qeverisë me krimin

Çështja Tahiri, Kryemadhi: U vërtetuan akuzat tona për lidhjet e drejtpërdrejta të qeverisë me krimin

LSI është përfshirë në sulmin e opozitës ndaj qeverisë Rama. Pas publikimit të dosjes “Habilaj”, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi shkruajti në një status në rrjetin social Fejsbuk se zhvillimet e fundit vërtetuan “…akuzat tona për lidhjet e drejtpërdrejta të qeverisë me krimin”. Sipas zonjës Kryemadhi “Ajo që shtypi italian denoncoi sot është vetëm maja e ajsbergut të krimit dhe trafiqeve të drejtuara nga Edi Rama”. “Sepse është ai drejtuesi që mban lidhjet dhe fijet me krimin e organizuar. Është ai përgjegjësi kryesor për inkriminimin e policisë dhe politikës” shkruan zonja Kryemadhi.
Kryetarja e LSI i bëri thirrje prokurorisë “të nisë urgjent hetimet për ish ministrin e brendshëm dhe lidhjet e tij me kriminalitetin”. “Kam bindjen se Tahiri është thjesht i përdoruri i radhës nga Edi Rama, që pasi i shfrytëzoi bashkëpunëtorët e tij për lidhjen dhe shfrytëzimin e bandave për të blerë votat dhe kërcënuar zgjedhësit e kundërshtarët e tij politikë, sot i flak tutje sepse nuk i duhen më” shkruan zonja Kryemadhi. “Sot është dita që të paktën si qytetarë të ngremë zërin kundër kësaj klike kriminale që po mban peng Shqipërinë” bën thirrje kryetarja e LSI Monika Kryemadhinëpërmjet rrjetit social Fejsbuk.

Sicred