KRYEFAQJA » LAJME » Çështja Shullazi, Koni dhe Kule nuk e identifikojnë si kërcënues
Procesi "Shullazi", prokuroria shtyn dhënien e pretencës

Çështja Shullazi, Koni dhe Kule nuk e identifikojnë si kërcënues

Seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit dhe bandës së tij, i akuzuar ndër të tjera edhe për kërcënimin e rektorit të UT-së Mynyr Koni dhe ish-rektorit Dhori Kule në zgjedhjet e 14 prillit të këtij viti në Universitetin e Tiranës, ka njohur të martën zhvillime mjaftë interesante. Në bankën e dëshmitarëve dolën ministrja e Arsimit dhe SPorteve Lindita Nikolla, rektorit të UT-së Mynyr Koni dhe ish-rektorit Dhori Kule, si dhe Drejtorit të Policisë së Tiranës Ervin Hodaj. Por në dëshmitë e tyre,  pavarësisht shkallës së përfshirjes në këtë ngjarje, asnjë nuk vuri gishtin e akuzës për të identifikuar Emiliano Shullazin si fajtor.
Gjykata pritet të marrë një vendim për ditën se kur do të thirret për të dëshmuar ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ishte i pari që ngriti në media stuhinë e kërcënimit të rektorit Koni dhe ish rektorit Kule nga Emiliano Shullazi. Një javë më parë në gjykatë u paraqit ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri, njeriu i përfolur si tutori i Shullazit. Por ai pasi solli hollësi rreth ngjarjes tha se  “Nuk e kuptoj pse Prokuroria më thirri mua, duhej të ishte thirrur Berisha”.

Sicred