KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Shullazi”, avokatët akuzojnë prokurorin për presion

“Çështja Shullazi”, avokatët akuzojnë prokurorin për presion

Procesi gjyqësorë ndaj Emiliano Shullazit ka rezuervuar surpriza të reja përsa i përketë dëshmitarëve të mbrojtjes. Një prej tyre ka qënë ajo e ish avokatit Nezhdet Kambo. Ai akuzoi në sallën e gjyqit, kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatën, se ka ushtruar presion ndaj Ylvi Beqajt për të dëshmuar kundër Emiliano Shullazit. “Ylvi Beqaj kishte takuar kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatën, i cili i ka bërë presion Beqaj që të dëshmonte kundër Shullazit ose do ta akuzonte për mbështetje të grupit kriminal. Ylvi Beqajn e kam njohur pasi u arrestua Shullazi dhe Dani, pasi isha avokat i tyre gjate seances se masave” tha zoti Kambo.
Në gjyqin e Shullazit ka dëshmuar dhe avokati Alban Qafa, i cili ka pohuar deklaratën e kolegut. Edhe ai dekaroi se Ylvi Beqja i kish thënë se kreu i prokurorisë së krimeve të rënda, i ka bërë presion duke e kërcënuar me burg.

Sicred