KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Seiti”, parlamenti nis me tension
"Çështja Seiti", parlamenti nis me tension

“Çështja Seiti”, parlamenti nis me tension

Ka filluar me tension seanca parlamentare e të enjtes. Shkak është bërë fjala e kryetarit të grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, i cili ka përcjellë shqetësimin e opozitës për esktradimin në Itali të Nezar Seitit, i konsideruar si “financieri” i klanit Habilaj të akuzuar për prodhim dhe trafik narkotikësh. Por më shumë se kjo akuzë, emri i këtij klani lidhet me dyshimet se ka bashkëpunuar me ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, i cili po hetohet nga prokuroria. “Zoti kryetar në vend ka ndodhur një skandal i madh, i paprecedent ku dëshmitari i vetëm dhe kryesor i dosjes Habilaj-Tahiri Nazer Seiti në kundërshtim me përcaktimet ligjore është ekstraduar në drejtim të Italisë. Përcaktimet ligjore e ndalojnë ekstradimin e personave që janë arrestuar dhe janë në hetim për çështje në Shqipëri” tha zoti Spaho. Por kreu i parlamentit Gramoz Ruçi ndërpreu seancën pasi sipas tij fjala e zotit Spaho “është jashtë rregullores”. Deputetët e opozitës me kreun e tyre Basha kanë dalë në podium, por punonjësit e shërbimit i kanë ndaluar. Seanca ka filluar me pas, por deputetët e opozitës po shtojnë presionin në podium.

Sicred