KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Seitaj”, replika mes Gjonajt dhe Alibeajt
"Çështja Seitaj", replika mes Gjonajt dhe Alibeajt

“Çështja Seitaj”, replika mes Gjonajt dhe Alibeajt

Ministrja e Drejtësisë Etida Gjonaj është thirrur të enjten në interpelancë në parlamentin shqiptar nga opozita e djathtë, për të dhënë spjegime lidhur me ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, i konsideruar “financieri” i grupit Habilaj, pjestarë të të cilit janë arrestuar në Itali dhe akuzohen për trafik droge. Ish ministri i drejtësisë, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, tha se ligji ndalon ekstradimin e personave që janë në hetim. “Ministrja e Drejtësisë duhet të bënte verifikime para se të vendoste ekstradimin e Nezar Seitit. Ekstradoi Nezar Seitin me ngut, duke mos respektuar ligjin. Financieri i bandës së Habilajve ishte e vetmja gojë që do të fliste për ish ministrin Tahiri” tha zoti Alibeaj. “Në burgun 313 ka një qeli e lënë bosh, e vetme ajo qeli nuk ju mban të gjithëve!” shtoi ai duke paralajmëruar se do depozitonte kallzim penal për ministren Gjonaj, por edhe të tjerë zyrtarë të lartë.
Por ministrja Gjonaj deklaroi se ka respektuar të gjitha procedurat e rregullta ligjore për ekstradimin e Seitajt, ndërsa e konsideroi debatin politik dhe jo ligjor. “Kërkoni një kauz që nuk e keni. Për Seitin është ndjekur e njëjta procedurë ligjore e shumë rasteve dhe shumë viteve të mëparshme” deklaroi ministrja drejtësisë Etilda Gjonaj. Ajo paralajmëroi hetime ndaj ekstradimeve që janë bërë nga ish ministrat e opozitës. “Xhevahirët tuaj të ekstradimit, veçanërisht kur ekstradonit ndonjë personazh të zonave tuaja elektorale. Të paktën ju, ishi i ministrave të drejtësisë tregohuni të ndershëm para syve të qytetarëve se jo vetëm që nuk keni lënë një data bazë të tillë, po keni lënë pas në atë ministri sisteme të tenderuara në mënyrë ekstraligjore që sot nuk funksionojnë” ju drejtua ajo zotit Alibeaj.
Edhe më tej deputeti demokrat këmbënguli se do ta çonte çështjen në organet e drejtësisë. “Kërko avokat sot do të depozitoj kallzim penal për shpërdorim detyre” tha zoti Alibeaj.

Sicred