KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Roshi” Gjykata Kushtetuese shtyn seancën
Shkeli ligjin e dekrimnalizimit, Roshi paditet në gjykatë

“Çështja Roshi” Gjykata Kushtetuese shtyn seancën

Të martën Gjykata Kushtetuese shtyu seancën e kërkuar nga ish kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, i cili e ka konsideruar të jashtëligjshëm vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i hoqi mandatin e kryebashkiakut të Kavajës, si dhe shfuqizimin e vendimit të qeverisë që e shkarkoi nga kjo detyrë. Avokati i tij, Theodhori Sollaku, nuk është paraqitur për arsye shëndetësore dhe seanca pritet të zhvillohet deri në 7 Mars. Disa media e venë në dyshim, pasi një ditë më ai ishte paraqitur në një proces gjyqësor.
Në fund të vitit të kaluar KQZ vendosi heqjen e mandatit të zotit Roshi pasi prokuroria e konsideroi si subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Më parë ai ishte arrestuar nga policia me kërkesë të prokurorisë. Ndaj tij rëndonte akuza e konsumimit të veprës penale “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të dekriminalizimit. Në atë kohë Roshi deklaroi se “E mirëpres ballafaqimin me drejtësinë e Sali Berishës dhe do të provoj gjithë pafajësinë time për këtë poshtersi”. Megjithatë ai kishte dhënë dorëheqjen dhe kreu i qeverisë kishte vendosur shkarkimin e tij. Por që nga ajo kohë zoti Roshi ka vazhduar të qëndrojë në detyrë. Kjo ka shkaktuar reagimin e opozitës e cila e ka konsideruar kreun e Bashkisë së Kavajës si simbol të krimit të ngritur në pushtet nga kryeministri socialist Edi Rama.

Sicred