KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Rakipi dhe Rehovica” dalin hollësi
KQZ diskuton mandatet e Rakipit dhe Rehovicës

“Çështja Rakipi dhe Rehovica” dalin hollësi

Prokuroria e Përgjithshme ka aktivizuar sërisht kërkesën për ndërprerjen e mandatit të dy deputetëve të kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica. E përcjellë sërisht me datë 26 dhjetori 2017, ajo vjen si përgjigje nga njësia e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, pas kërkesës së KQZ nisur në 14 shkurt të këtij viti. Me firmën e prokurores së prokurorisë së përgjithshme Rovena Gashi i kërkohet KQZ ndërprerja e mandateve për deputetin e PDIU-se, Aqif Rakipi dhe deputetin e LSI-së, Gledjon Rehovica.
Në shkresën që Interpol Rama ka raportuar në Prokurorinë e Përgjithshme, bëhet e ditur se deputeti Gledjon Rehivica, me identitetin Kusta Mina, në vitin 1999 ka konsumuar veprën penale të vjedhjes së një dyqani. Në kushtet kur deputeti nuk e ka pasqyruar këtë fakt në formularin e dekriminalizimit, Prokuroria i kërkon KQZ-së ndërprerjen e mandatit të deputetit.
Edhe për deputetin Rakipi, Prokurorja Rovena Gashi në shkresën drejtuar KQZ-së, pretendon se deputeti nuk ka plotësuar saktë formularin e dekriminalizimit. Ajo i referohet një rasti të vitit 1998, ku dyshohet se ka përdorur gjeneralitete të tjera, por këto të dhëna nuk janë përcjellë në formular.
Gjithashtu e hapur mbetet kërkesa e organit të akuzës për depozitimin e gjurmëve të gishtërinjve, për tu krahasuar me ato që gjenden pranë kompanisë “Aleat”. Prokuroria pretendon për të dhëna të pasaka dhe efekti është përjashtimin dhe heqjen e mandatit të deputetit. Antarët e KQZ në një mbledhje jo formale të martën,u njohen me materialet që Prokuroria e Pergjithshme ka përcjellë dhe pritet që brenda 10 ditësh nga mbërritja e kërkesës të përcaktojë datën e mbledhjes me rendin e ditës.

Sicred