KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Morina”, Vuçiç : “Ne e bëmë punë tonë jemi duke pritur një vendim”
Vuçiç zotohet të nxisi marrëveshjen mes Sërbisë dhe Kosovës

“Çështja Morina”, Vuçiç : “Ne e bëmë punë tonë jemi duke pritur një vendim”

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia nuk do të negociojë për ekstradimin e Ismail Morinës. Pas shkrimeve të shumta në media, ai tha të hënën se Serbia ka marrë të gjitha masat e duhura për ekstradimin e Morinës.  “Ne kemi bërë gjithçka që duhej. Nuk e di ku e shihni ju këtë ofensivë të ashpër. Mediat shkruajnë gjithçka. Ne tani kemi përvjetorin e dëbimit të serbëve nga Kroacia dhe shpresoj të kemi mirëkuptim në aspektin politik dhe pa ofendime, pavarësisht emocioneve. Sa i përket kryerjes së veprave penale nuk kam çfarë të komentoj. Ne e bëmë punë tonë jemi duke pritur një vendim” theksoi Vuçiç. Morina ndodhet aktualisht në paraburgim në Dubrovnik, ku  u arrestua në qershor, pas  një urdhër-arresti serb. Ndërkohë  Ministria serbe e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e tij nga Kroacia.

Sicred