KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Marku” rrëzohen propozimet e opozitës

“Çështja Marku” rrëzohen propozimet e opozitës

Në Këshillin e Legjislacionit në parlamentin shqiptar mazhoranca ka rrëzuar me 8 vota propozimet e Partisë Demokratike dhe LSI-së për disa ndryshime Kushtetuese për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas demokratit Oerd Bylykbashi, kryeprokurores së përkohshme Arta Marku i duhet ndërprerë mandati dhe të vijohet më parë me ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Por sipas socialistëve kjo do ishte goditje e Kushtetutës. Megjithatë amendamentet e propozuara nga opozita për ndryshimet kushtetuese do të kalojnë në seancë plenare, ku nevojiten 2/3 e votave për tu miratuar.

Sicred