KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja kokaina”, “arrest me burg në mungesë” për pronarin e shoqërisë “Arbri Garden”
Arrestohet Çekaj, i dyshuari si bosi i 613 kg kokainë

“Çështja kokaina”, “arrest me burg në mungesë” për pronarin e shoqërisë “Arbri Garden”

Gjykata e Krimeve të Rënda miratoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dhënë masën e “arrestit me burg në mungesë” për pronarin e shoqërisë “Arbri Garden” i cili kishte porositur kontenierin me banane nga Kolumbia. Në kontenier u gjetën edhe 613 kg kokainë kolumbiane me vlerë tregu 180 milionë euro. Me marrjen e vendimit policia e shtetit e shpall në kërkim ndërkombëtar Arbër Çekaj i cili rezulton se është larguar nga Shqipëria tre ditë para sekuestrimit të ngarkesës me kokainë në magazinat e tij në Maminas të Durrësit. Ngarkesa prej 613 kg kokainë kolumbiane u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit në magazinat e Maminasit në Durrës. Kjo është sasia e kokainës më e madhja e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Sicred