KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Kasmi” në komisionin e medias
"Çështja Kasmi" në komisionin e medias

“Çështja Kasmi” në komisionin e medias

Bledi Kasmi kryeredaktori i gazetës RD, organi i PD në opozitë, do të thirret në seancë dëgjimore në komisionin e medias në parlamentin shqiptar të hënën më 4 Qershor. Ai do të dëshmojë lidhur me incidentin e shënuar në protestën e opozitës 26 maj ku ai u plagos ndërsa ishte duke protestuar para selisë së Ministrisë së Brendshme. Çështja e Kasmit u diskutua me tone të nxehta të mërkurën në komision. Debate të ashpra pati mes kryetares së këtij komisioni Albana Vokshi dhe deputetit socialist Fidel Ylli. Debati duket se ishte pjesë e strategjisë së opozitës për të mos lejuar rrjedhën normale të punës në komisionet parlamentare, duke ashpërsuar akuzat për ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sicred