KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Habilaj” – dosje e re nga drejtësia italiane
"Çështja Habilaj" - dosje e re nga drejtësia italiane

“Çështja Habilaj” – dosje e re nga drejtësia italiane

Në Tiranë media të ndryshme që i referohen burimeve nga prokuroria shqiptare njoftojnë se një tjetër dosje që ka lidhje me “Çështjen Habilaj” dhe ku implikohet ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka mbëritur mbrëmjen e së premtes nga Italia. Sikurse thuhet dosja prej rreth 380 faqesh, tashmë e përkthyer në shqip dhe e vulosur, do ti vijë në ndihmë Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve i cili ende nuk ka marrë vendimin lidhur me kërkesën e prokurorisë për ndalimin e zotit Tahiri që akuzohet për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal. Nuk është e qartë se kush e ka kërkuar këtë dosje dhe kur e ka kërkuar. Pak ditë më parë në duart e prokurorisë shqiptare ra dosja e parë me 416 faqe e “Çështjes Habilaj” mbi të cilën prokuroria nisi edhe procein ndaj ish ministrit Saimir Tahiri. Dosja e re mbërrin vetëm pak orë para se Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve të marri vendimin rreth fatit të zotit Tahiri.

Sicred