KRYEFAQJA » LAJME » Çështja e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm
Të hënën zgjidhet Prokurori i ri i Përkohshëm

Çështja e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm

Çështja e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm , pasi Adriatik Llallës i përfundon mandati në 7 dhjetor, përfshin në një tjetër debat mazhorancën dhe opozitën . Sipas Partisë Demokratike, mazhoranca në thyerje të kushtetutës kërkon të kape institucionin e akuzës, duke hyrë në procedurë të zgjedhjes së Kryeprokurorit, një atribut që i takon këshillit të lartë të Prokurorisë , që në fakt ende nuk është konstituuar. Ndërkaq mazhoranca është e vendosur që pas datës 7 dhjetor, të nisi procedurat për zgjedhjen e Prokurorit të ri të përgjithshëm. Edhe pse opozita ka theksuar se nuk do të lejojë që Kryeministri të emërojë Prokurorin e ri të përgjithshëm, ende nuk dihen nismat që ajo do të ndërmarrë për të bllokuar shumicën .

Sicred