KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Çështja e Teatrit Kombëtar mbërrin në Presidencë

Çështja e Teatrit Kombëtar mbërrin në Presidencë

Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë një përfaqësi të artistëve shqiptarë në një takim ku është diskutuar çështja e Teatrit Kombëtar. Aktorët Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi, si dhe regjisorët Stefan Çapaliku dhe Taulanta Jupi ishin përfaqësuesit e artistëve të cilët i kanë parashtuar presidentit të gjitha shqetësimet e tyre me mënyrën si po menaxhohet çështja e Teatrit Kombëtar. Një çështje i cili ka mbajtur ndezur debatin publik nga oborri i Teatrit Kombëtar, në studiot televizive apo edhe ambjente të institucioneve shtetërore, kryeministria dhe kuvendi. Sipas artistëve presidenti i ka dëgjuar me vëmendje gjithë problematikat dhe qasjen e artistëve dhe do të mbajnë një qëndrim së shpejti.
Takimi i sotëm është një shenjë se artistët e kanë ngritur një shkallë më lartëlobimin për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar duke kërkuar që kjo vlerë e historisë së artit shqiptar të mos shembet dhe të drejtat e artistëve të mos nëpërkëmbën.

Sicred