KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Çështja e Teatrit”, tension në Komisionin Parlamentar të Medias

“Çështja e Teatrit”, tension në Komisionin Parlamentar të Medias

Debate të tejzgjatura pati sot në Komisionin Parlamentar të Medias për praninë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ato kulmuan me thirrjene e kryetares se Komisionit Albana Vokshi për ndërhyrj të gardës. Situata është tensionuar edhe më tej kur deputetët demokratë kanë tentuar të nxjerrin me dhunë nga mbledhja kryebashkiakun Veliaj.
Pas disa minutash sherri dhe fyerjesh, zoti Veliaj ka zgjedhur të largohet vetë nga mbledhja.
Për kryetaren e Komisionin Parlamentar të Medias Albana Vokshi, Veliaj ishte i paftuar në komision pasi sipas saj, duhej të raportonte vetëm ministrja e kulturës Mirela Kumbaro e cila ishte gjithashtu e pranishme në mbledhje. “Ishte e qëllimshme sepse qeveria nuk do të përballet me pyetjet e opozitës për të bërë transparencë të plotë për një ligj famëkeq, për një krim kulturor, historik të cilin ata e kanë përgatitur, për një korrupsion shumë të madh, korrupsionin e korrupsioneve” tha zonja Vokshi.
Por zoti Veliaj nuk u largua nga kryesia e kuvendit pa dhënë dhe argumentin e tij pse ishte sot në seancë, ndonëse sipas tij nuk është aspak i detyruar të jetë i pranishëm përveçse nëse do bëhej fjalë për komisionet hetimore. “Kam komunikuar sot edhe përpara seancës kryetares së komisionit dhe i kam thënë se duke qenë se nesër presim një vendim shumë të rëndësishme për Tiranën, një herë në dy vjet jepet çmimi i hapsirës publike më të bukur në Europë, Tirana është një nga finalistët dhe ne do jemi në Barcelonë. Prandaj ju përgjegja pozitivisht thirrjes së dy të tretave të këshillit. Siç e dëgjuat vetë nga kryetarja, mjafton një e treta për të bërë një ftesë, nddërsa unë isha ftuar nga dy të tretat” tha zoti Veliaj.
Pas ngjarjeve gati të paprecedenta në Komisionin Parlamentar të Medias, socialistët kanë shkuar më tej. Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla pasi ka shpjeguar ligjshmërinë e kryebashkiakut në mbledhje, ka kërkuar shkarkimin e Albana Vokshit nga posti i kryetares.
Por deputetja e PD u përgjigj flakë për flakë. Zonja Vokshit deklaroi qe jo vetem nuk frikësohet nga kërkesa e Taulant Ballës, por do të njoftojë edhe ndërkombëtarët për çka ndodhi sot në komision.
Në dëgjesën e sotme të Komisionin Parlamentar të Medias ishte kërkuar prania e ministres së kulturës Mirela Kumbaro, për të dhënë shpjegime lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sicred