KRYEFAQJA » LAJME » Çështja e emrit, referendum në Maqedoni, shumicë parlamentare në Greqi

Çështja e emrit, referendum në Maqedoni, shumicë parlamentare në Greqi

Qeveria e Maqedonisë po përgatitet për referendum për marrëveshjen e emrit, ndërsa qeveria greke dëshiron shumicë sa më të madhe parlamentare, pasi partneri i koalicionit qeverisës dhe ministër i Mbrojtjes, Panos Kamenos, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp tha dje se për Marrëveshjen e Prespës duhet të vendosë populli me referendum ose të ketë zgjedhje, nëse nuk votohet me një shumicë prej 180 deputetësh. Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev deklaroi se nuk dihej ende pyetja e referendumit, por theksoi se në pyetje do të përfshihen marrëveshja me Greqinë, me BE-në si dhe me NATO-n. “Me faktorët politikë dhe sektorin civil do të konfirmojmë nëse referendumi do të jetë konsultativ apo detyrues, por në çdo rast rezultati do të jetë i detyrueshëm. Kjo do të thotë se nëse referendumi kalon do të duhet ta respektojmë vullnetin e qytetarëve, të votojmë në Parlament dhe të punojmë, posaçërisht në reformat dhe në proceset të cilat vijojnë”, tha Zaev. Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtje e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska  tha se fokusi i qeverisë për momentin është drejt Samitit të NATO-s, të caktuar për më 11 dhe 12 korrik në Bruksel, ndërsa pasi Maqedonia ta marrë ftesën e shumëpritur, energjia do të perqendrohet drejt referendumit për marrëveshjen me Greqinë. Kabineti i Aleksis Ciprasit tha se qeveria e Greqisë do të qëndrojë në atë që parashikon marrëveshja, ndërsa kërkon edhe një shumicë të madhe parlamentare. Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, tha se për marrëveshjen ekziston shumicë deputetësh në parlamentin e Greqisë. ”Marrëveshja është shumë e mirë, nuk prek sovranitetin kombëtar që të vendosen si parakusht 180 votues në parlament. Kamenos i di këto punë dhe bën përzgjedhje politike”, tha shefi i diplomacisë greke.

Sicred