KRYEFAQJA » LAJME » Çështja “Doshi”, dëshmitarë për skenarin e vrasjes, Rama, Meta, Berisha e Tahiri
DASH: Tom Doshit dhe familjes i ndalohet hyrja në SHBA

Çështja “Doshi”, dëshmitarë për skenarin e vrasjes, Rama, Meta, Berisha e Tahiri

Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e prokurorisë që në gjyqin e Tom Doshit të thirren dëshmitarë politikanët më të lartë në vend. Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Saimir Tahiri, pritet ti përgjigjen thirrjes për të dëshmuar në proçesin penal që gjykata e lartë ka nisur për një skenar të mundshëm për eleminimin fizik të deputetit Tom Doshi. Gjykata rrëzoi kërkesën e marrjes në pyetje të kryeprokurorit Adriatik Llalla, në cilësinë e dëshmitarit. Një nga provat e paraqitura në këtë gjykim ka qënë dhe biseda telefonike mes Ilir Metës dhe Spartak Brahos. Gjykata vendosi ta refuzojë këtë provë duke e përjashtuar nga shqyrtimi. Në lidhje me një skenar për eleminimin fizik të Tom Doshit, pritet të pyeten 53 dëshmitarë, ish deputeti Mark Frroku dhe Durim Bami po gjykohen për akuzën e kallzimit të rremë. Seanca e radhës do të hapet më 21 qershor, ndërsa dëshmitë e politikanëve pritet të jepen në sallën e gjyqit pak ditë para ditës së zgjedhjeve vendore.

Sicred