KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja CEZ” , djali i ish kryeministrit Berisha thirret në prokurori
"Çështja CEZ" , djali i ish kryeministrit Berisha thirret në prokurori

“Çështja CEZ” , djali i ish kryeministrit Berisha thirret në prokurori

Djali i ish kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar me një status në rrjetin social Facebook mbi marrjen në pyetje nga prokuroria e Tiranës, në lidhje me “Çështjen CEZ”. Ai u paraqit në prokurori rreth orës 18:30 të pasditës së të enjtes dhe për më shumë se 30 minuta, u pyet nga prokurorët e mbi privatizimin e OSHE nga kompania çeke CEZ. Mësohet se Shkelzen Berisha është pyetur rreth të dhënave dhe rolin e tij në privatizimin e kompanisë OSHE, bazuar në akuzat e bëra ndaj tij nga komisioni i posaçëm parlamentar.
Gjatë dëshmisë në prokurori Shkelzen Berisha ka mohuar çdo implikim të tij në “Çështjen CEZ”. Ai ka theksuar se kjo është një lojë politike dhe se nuk ka asnjë fakt që ta lidhë atë me këtë çështje apo me personat e përfshirë në të. Thirrja e Shkelzen Berishës në prokurori erdhi pasi gjykata riktheu në hetim çështjen e pushuar më herët nga prokuroria e Tiranës. Pas rihapjes së dosjes, organi i akuzës ndryshoi edhe prokurorin që kishte hetuar çështjen.

Sicred