KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja ÇEZ”, Balla sulmon sërisht prokurorinë
"Çështja ÇEZ", Balla sulmon prokurorinë

“Çështja ÇEZ”, Balla sulmon sërisht prokurorinë

Socialistët vijojnë akuzat ndaj prokurorisë për mbylljen pa hetim të dosjes “ÇEZ”, dosje që sipas tyre përbën një nga aferat më të mëdha korruptive në vend. Sekretari i përgjithshëm i PS njëherësh dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, tha se ky është favori i fundit që organi i akuzës po u bën demokratëve, të cilët i etiketoi si “fronti i hakmarrjes për pushtetin e humbur.
Raporti i Komisionit Hetimor për privatizimin e OSHE nga kompania çeke ÇEZ, vlerësoi se buxhetit të shtetit iu shkaktua një dëm prej 415 milionë euro nga procesi i privatizimit. Por sipas socialistëve organi i akuzës nuk ka marrë në konsideratë asnjë gjetje e komisionit hetimor, ndërkohë që prokuroria çeke ka nisur hetimin ndaj ÇEZ nisur nga ky raport.

Sicred