KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Çështja ÇEZ” , Balla sulmon prokurorinë
"Çështja ÇEZ", Balla sulmon prokurorinë

“Çështja ÇEZ” , Balla sulmon prokurorinë

 

Partia Socialiste sulmon Prokurorinë për “Çështjen ÇEZ”. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Taulant Balla, deklaron se organi i akuzës ka çuar në gjykatë kërkesën për mbylljen e dosjes, pa kryer asnjë hetim, pa marrë në pyetje asnjë të akuzuar dhe pa përfillur raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar. “Prokuroria që u ngrit brenda ditës për të arrestuar një deputet, mbi bazën e një materiali të botuar në media, nuk e vë ujin në zjarr për një material me të dhëna kompromentuese dhe emra peshqish të mëdhenj”- thuhet në qëndrimin e Sekretarit të përgjitshëm të socialistëve. Sipas tij, prokuroria po sillet me drejtësinë si tregtarë qeniesh të gjalla, e po bën pazare, duke u shfaqur si vegël e politikës. “Por prokuroria nuk ka për të ndalur orën e drejtësisë që po vjen dhe që ka tmerruar prokurorë e gjyqtarë të korruptuar” thekson deputeti socialist dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla