KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja çame” i Meta i përgjigjet Pavlopulosit
"Çështja çame" i Meta i përgjigjet Pavlopulosit

“Çështja çame” i Meta i përgjigjet Pavlopulosit

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar përmes medias ndaj deklaratave të homologut të tij grek Pavlopulos, që e konsideron të pakuptimtë shtrimin e “Çështjes çame” nga Shqipëria në kohën kur kërkohet perspektiva evropiane e saj. Presidenti Meta thotë se këto qëndrimet nuk sjellin energji pozitive. Sipas kreut te shtetit shqiptar këto deklarata nuk janë në sintoni me mesazhet dhe angazhimet publike të kohëve të fundit të Ministrave të Jashtëm Bushati dhe Kotzias për të çliruar energji të reja pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke trajtuar me vetëpërmbajtje dhe konstruktivitet pengesa të së kaluarës. Spektri i bashkëpunimit midis dy vendeve është i gjithanshëm dhe me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për vendet tona, por mbi të gjitha për popujt dhe njerëzit tanë, kujton presidenti shqiptar Meta. Ai bën thirrje për rastet kur vendet ndajnë qëndrime të ndryshme, që të ruhet qetësia dhe komunikimini me njëri-tjetrin. Sipas presidentit shqiptar nuk duhet cënuar bashkëpunimi i gjithanshëm dhe jetik për të dy vendet dhe popujt.