KRYEFAQJA » LAJME » Çështja Cakaj, tjetër përplasje mes Metës dhe Ramës
Çështja Cakaj, tjetër përplasje mes Metës dhe Ramës

Çështja Cakaj, tjetër përplasje mes Metës dhe Ramës

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta lidhur me emërimin e zotit Gent Cakaj si shef i diplomacisë shqiptare ka njohur zhvillime të reja të premten.
Në një postim në mediat sociale, presidenti Ilir Meta, i ka konsideruar “presion” dhe “shantazh”, qendrimet e kryeministrit Rama, ndonëse nuk e ka pëmendur asnjëherë me emër. “Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare, bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë” shkruan zoti Meta.
Presidenti shprehet se kompetencat për interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, askush nuk mund tia ndalojë Presdientit, aq më pak për emërimin apo shkarkimin e ministrave e në veçanti atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!”-perfundon komentine tij presidenti Meta.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit Edi Rama. “Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj është në atë fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët, ngaqë s’di si të dalë nga gropa që i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani” shkruan zoti Rama në rrjetet sociale.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com