KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Bare” rikthehet në Gjykatën e Lartë
Gjykata Kushtetuese: Gjykata e Lartë të shqyrtojë ankesën e Bares!

“Çështja Bare” rikthehet në Gjykatën e Lartë

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi të martën vendimin për dënim me burgim të përjetshëm për ish kreun e bandës së Lushnjës Aldo Bare dhe ka rikthyer çështjen për gjykim në Gjykatën e Lartë. Sipas gjykatës vendimi është marrë pasi në dosjen e tij janë konstatuar një sërë shkeljesh.
Aldo Bare u arrestua në Turqi në vitin 2005, dhe më pas u ekstradua në Tiranë në nëntor të vitit 2009. Ai dhe banda e tij është akuzuar për rreth 20 vrasje që nga viti 1997, por edhe rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh dhe akte të tjera kriminale. Pas disa proçeseve gjyqësore Bare u dënua me burgim të përjetshëm. Emri i tij gjithnjë është përdorur nga PD si simbol i lidhjes së të majtës me krimin. Ish kreu i saj dhe ish kryeministri Sali Berisha, e ka komentuar vendimin e gjykatës si “lirim nga burgu” të ish kreut të bandës së Lushnjës nga kryeministri Rama. “Lirimi vrasësit serial Aldo Bare, një akt kriminal i pashembullt i kreut të banditokracisë Edvin Kristaq Ramës!” shkruan ai në Fejsbuk. Pro disa media duke sjellë hollësi rreth proçesit gjyqësor, nënvizojnë se vendimi i Gjykatës Kushtetuse, është marrë në shumicë nga gjykatës të afërt me opozitën. Nga ana e tij kryeministri Rama është shprehur se janë këto arsyet që ai ka këmbëngulur tek vettingu.

Sicred