KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Balili”, të premten mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare
"Çështja Balili" takim konstruktiv në presidencë

“Çështja Balili”, të premten mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i kryesuar nga presidenti Bujar Nishani do të mbidhet të premten në orën 12, bëjnë të ditur burime nga presidenca shqiptare. Mbledhja e këtij këshilli bëhet pas letrës që kryetari i parlamentit Ilir Meta i drejtoi presidentit Nishani, ku shprehej shqetësimi mos arrestimin e Klement Balilit, një person i akuzuar se kreu i një rrjeti trafiku ndërkombëtar droge që shtrihet nga Greqia, Shqipëria dhe vende të ndryshme të Europës. Takimi i së premtes pritet me mjaftë interes, pasi në tavolinë do të jetë veç zotit Nishani edhe kryeministri Rama, kreu i parlamentit Meta, ministri i brendshëm Tahiri dhe zytarë të tjerë të lartë. Klement Balili ka qenë një zyrtar lokal i degës së transportit në Sarandë, i vendosur në këtë post nga LSI. Çështja e tij që tashmë quhet “Çështja Balili” është bërë objekt i akuzave të forta jo vetë mes maxhorancës dhe opozitës, por edhe brenda vetë aleancës qeverisëse. Edhe komuniteti ndërkombëtar është treguar mjaftë  i interesuar për këtë çështje. Ambasadori amerikan në Tiranë ka shprehur pakënaqësinë për mos ndalimin e Balilit. Prej disa muajsh janë zhvilluar operacione të shumta nga policia shqiptare, por kapja e tij nuk është bërë e mundur.

Sicred