KRYEFAQJA » LAJME » Cërriku, nga propaganda komuniste në valën digjitale

Cërriku, nga propaganda komuniste në valën digjitale

Cërriku është një nga qytetet me të rinj të Shqipërisë. Ashtu si shumë qytete të tjerë industriale, ndërtimi i tij nis në kohën e komunizmit në fillim të viteve ’50-të. Themelet e para u hodhën gjatë viteve të miqësisë internacionaliste shqiptaro-ruse me Uzinën e Përpunimit të Naftës. Ndërsa më vonë qyteti u bë i njohur edhe si qendër e shpërndarjes së propagandës komuniste me ndërtimin e një radiosatcioni ndërkombëtar, falë bashkëpunimit me Kinën.
Prej këtej valët e Radio Tiranës në më shumë se 20 gjuhë të huaja, shpërndanin në të gjithë globin suksest e Shqipërisë komuniste, e cila e lumtur jetonte dhe punonte në rrethim. Vladimir Mema është nje nga reporterët e vjetër të Radio Televizionit Shqiptar thotë se në atë kohë nga Radiostacioni i Cërrikut e gjithë bota merte lajmet e shtetit komunist.
Por tashmë vala digjiale ka mbërritur edhe në Cërrik. Prej transmetuesëve të Petreshit dhe Gjuzajt ajo tashmë shpërndahet në të gjithë zonën. Vendin e propagandës së dikurshme komuniste nga Radiostacioni i Cërrikut e ka zënë pasqyrimi i realitetit nga Televizioni Publik dhe media të tjera të pranishme në zone. Në qytet dhe fshatrat përreth, platforma e RTSH po bëhet gjithnjë e më shumë familjare. Kjo dhe për faktin e thjeshtë se nuk ka nevojë për pagesa periodike shtesë, apo siç njihen ndryshe abonime. Por ka edhe nga ato familje që nuk mund të blejnë dekodera. Për këto familje ka menduar bashkia e cila ka shpërndarë një numër të konsiderueshëm.
Në bizneset e qytetit paketa me 12 kanale shqip shfaqet me sinjal të pastër, ndërsa sipërrmarësit thonë se kërkojnë më shumë programacion në Transmetuesin Publik, nga sektori i ekonomisë.
Dikur qytet naftëtaresh dhe qendër e rëndësishme bujqësore veçanërisht për eksport, tashmë Cërriku duket se ka rënë në letargji. Kjo është pamja e qytetit në këtë ditë të nxehtë vere. Shpresojmë që në vizitën tonë të ardhshme këtu diçka te ketë ndryshuar dhe reportazhi ynë të sjelli nota shprese dhe optimizmi.

Sicred