KRYEFAQJA » LAJME » Ceremonia mortore e Kaçifas: Mediat greke pasqyrojnë ngjarjen e Bularatit

Ceremonia mortore e Kaçifas: Mediat greke pasqyrojnë ngjarjen e Bularatit

Ceremonia mortore e Kostandinos Kaçifas është ndjekur nga afër nga mediat greke, të cilat kanë nisur drejt fshatit Bularat të Gjirokastrës dhjetra gazetarë.

Në të gjitha mediat e vendit fqinj, ceremonia mortore ka qenë lajm i parë, ku gazetarët kanë raportuar nga Shqipëria, për mënyrën e organizimit të saj, pjesëmarjen e qindra qytetarëve grekë, autoriteteve lokale shqiptare, por edhe përfaqësuesve të minoritetit dhe parlamentit grek.

Sipas CNN grek, që në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur nga Greqia në Shqipëri dhjetra autobusë dhe automjete private, nga qytete të ndryshme greke për të marë pjesë në varrimin  e 35-vjeçarit.

Sipas tij, varimi i 35-vjeçarit është  zhvilluar në masa ekstreme sigurie, ku prezenca e policisë ka qenë e theksuar, në një atmosferë ku dominoi trishtimi.

Sipas CNN udhëtimi i grekëve deri në Bularat ka qenë pa probleme dhe i qetë, ndonëse kontrollet nga policia shqiptare kanë qenë të imtësishme.

Ai ka raportuar, se një autobus nuk është lejuar të futet në teritorin shqiptar, pasi aty kishte simbole dhe parulla të caktuara, që sipas policisë janë konisderuar të papranueshme për ditën e sotme.

Ndërsa sipas Protohema-s, gazetë e përditshme greke, thuhet se në varrimin e Kacifas kanë marë pjesë qindra persona, duke e “përmbytur“ fshatin nga flamujt grekë.

Sipas saj, në ceremoninë e varimit ka marë pjesë deputeti i Nea Demokratias, Savas Anastasiadhis, i cili u shoqërua nga rreth 2 mijë persona që mbërritën në fshat për ceremoninë mortore, me flamujt grek në duar.

Në parullat që ata kanë mbajtur në duar, është shkruar se Maqedonia është greke, ndërsa motoja e thirrjeve të tyre ishte: Kostandin, ti jeton, po na udhëheq.

Sakaq,  Kathimerini, ka shkruar, se  Ministria e Jashtme greke ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje, ndaj qytetarëve të saj, si dhe të respektojnë dhimbjen e familejs së të ndjerit

Ajo ka theksuar, se ekziston rreziku që nga elementë ektremistë,  gjatë ceremonisë së varrimit të hidhen thirrje irredentiste, që kanë të bëjnë me kërkesa mbi rikthim trojesh.

Sipas gazetës To Vima, nuk është lejuar nga autoritetet shqiptare që të hyjnë në Shqipëri persona që kishin të veshura bluza me mbishkrimin “Vorio-Epir” .

Sicred