KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ceremonia e “Pjongçeng 2018”, 35 mijë spektatorë në temeperatura të ulta
Cermonia e “Pjongçeng 2018”, 35 mijë spektatorë në temeperatura të ulta

Ceremonia e “Pjongçeng 2018”, 35 mijë spektatorë në temeperatura të ulta

Një nga pikat kulmore të Lojërave Olimpike janë ceremonitë e hapjes. Edhe ajo e “Pjongçeng 2018”, nuk bën ndryshim. E veçanta e këtij viti është se, edhe përkundër idesë se këto janë Lojëra Dimërore dhe temperaturat priteshin të ishin të ulëta, ato kanë qenë shumë më poshtë parashikimeve. Ka patur ditë që temperatura është luhatur nga -6 në -20 gradë Celcius dhe gjatë ceremonisë së hapjes, që do të mbahet në orën 20:00 me orën lokale (12:00 e mesditës me orën e Tiranës), pritet që ajo të jetë -1 gradë Celcius.
Por pavarësisht parashikimeve plot 35,000 spektatorë pritet të jenë të pranishëm në Stadiumin Olimpik të Pjongçengut, që është i hapur dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka marrë masat për t’i mbrojtur sportistët, por edhe spektatorët nga i ftohti i madh që ka pushtuar Korenë e Jugut.
Për spektatorët në stadium do të ketë një paketë me ngrohëse duarsh, kapuçë dhe batanije.
Në ceremoninë e hapjes, ku numri i përgjithshëm i interpretuesve do të jetë rreth 2,000 vetë, pritet të interpretojnë disa prej yjeve më të njohur të muzikës në Kore të Jugut. Lajtmotivi kryesor i ceremonisë do të jetë paqja, harmonia dhe nxjerrja në pah e të përbashkëtave përkundër ndasive, që merr më tepër vlera në një periudhë të përmirësimit të marrëdhënieve midis Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut. Domethënës është fakti se të dy vendet do të parakalojnë me një delegacion dhe nën një flamur të përbashkët në ceremoninë e hapjes, ndërsa edhe kryeparlamentari i Koresë së Veriut, Kim Jong-nam, pritet të vizitojë Seulin gjatë Olimpiadës Dimërore.
Ceremonia e hapjes do të ketë praninë e një numri personalitetesh botërore, përfshi këtu zv/presidentin amerikan, Majk Pens, dhe presidenti francez, Emanuel Makron. Sikundër e gjithë kjo Olimpiadë, edhe ceremonia e hapjes së Lojërave “Pjongçeng 2018” do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar të premten, duke nisur nga ora 12:00.

Sicred