KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Çensuroi këngën shqiptare, EBU ndërpret bashkëpunimin me televizionin kinez Mango TV
Çensuroi këngën shqiptare, EBU ndërpret bashkëpunimin me televizionin kinez Mango TV

Çensuroi këngën shqiptare, EBU ndërpret bashkëpunimin me televizionin kinez Mango TV

EBU, Bashkimi i Transmetuesve Evropian ka vendosur ndërprerjen e bashkëpunimit dhe prerjen e sinjalit për televizionin kinez Mango TV. Shkak për këtë qëndrim të EBU-së, është bërë censurimi ndaj këngës shqiptare dhe asaj irlandeze nga ana e televizionit kinez gjatë natës së parë gjysëm finale të Eurovizionit. Për Bashkimin e Transmetuesve Evropian , ky veprim nuk është në linjën e vlerave universale dhe traditës së diversitetit të kësaj aleance të madhe europiane dhe në respekt të kësaj, EBU nuk do ti lejojë televizionit kinez Mango TV transmetimin e gjysëm finales së dytë dhe të natës finale të Eurovizionit.

Sicred