KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Çensurohen fotot e kombëtares italiane të volejbollit për femra

Çensurohen fotot e kombëtares italiane të volejbollit për femra

Plasin reagimet në rrjetet sociale ndaj kompanisë së ujit të pijshëm, që sponsorizon dy ekipet kombëtare të volejbollit, meshkuj dhe femra në Itali. Irritimin e njerëzve e ka shkaktuar një foto e postuar nga kjo kompani, e ekipit të volejbollit të femrave, nënkampione bote. Për të celebruar entuziazmin e arritur nga kombëtarja e femrave të Italisë në botërorin japonez, të cilat arritën deri në finale, e titulli iu iku nga duart në momentin e fundit, duke u fituar nga Serbia, kompania e ujit ka postuar në twitter, foton e vajzave axurre duke i falenderuar për arritjen në botëror. Por sa keq, që shishja e ujit e përfshirë në fotomontazh, ka mbuluar pikërisht dy volejbollistet me ngjyrë, të përfaqësueses italiane, Paola Egonu e Miriam Sylla. Koinçidencë apo jo, s’dihet, por fakti ka bërë që të shpërthejnë reagimet e qindra ndjekësve në rrjetet sociale. Impakti i parë duket si një grafikë e realizuar keq. Çfarë do të thotë publikimi i një fotoje me të gjitha vajzat e kombëtares dhe të mbulohen vetëm ato dy me ngjyrë? Ka ndonjë rracizën? Pse kur publikohet foto e kombëtares së meshkujve duken të gjithë? Duket e çuditshme!

Sicred