KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Çelmeta: Zhvillimi Kinës i ngjan murit kinez!
Çelmeta: Zhvillimi Kinës, i ngjan murit kinez!

Çelmeta: Zhvillimi Kinës i ngjan murit kinez!

Intervistë me Idriz Çelmetën, kryetar i Dhomës së Tregtisë Shqipëri- Kinë.

Pyetje: Sa ngjan Kina kur keni qenë student me Kinën sot?

Përgjigje: Në këndvështrimin tim mbi Kinën, transformimin nuk e shoh vetëm te ndryshimet e ndërtimit dhe infrastrukturës, që janë krejt të dukshme. Kina e ka realizuar ndryshimin në një përmasë të tillë, që ka tejkaluar edhe parashikimet më të guximshme, por ndryshimin më të madh e shoh te mentaliteti. Gjatë këtyre 40 viteve Kina karakterizohet nga ndryshimi gradual dhe gjithmonë me një pikësynim të largët. Këtu duhet të kemi parasysh se qytetërimi kinez që nga lashtësia është i vetmi që nuk njeh ndërprerje. Qytetërimi kinez i ngjan murit të madh kinez, që vijon dhe rritet në çdo kohë. Qytetërimi kinez ka filozofinë e tij. Edhe sot fshatari kinez (e jo më qytetari) i di bazat kryesore të filozofisë së vet të Konfucit, por dhe detyrat që ka para shtetit të tij.

Pyetje: Kur keni qenë për herë të fundit në Kinë?

Përgjigje: Para disa muajsh isha në Kinë dhe pashë ndryshime që edhe para dy vitesh nuk ishin të pranishme. Kam jetuar 30 vjet në Kinë, në vitet ‘70 si student, në vitet ‘80 si diplomat dhe pas viteve ‘90 si biznesmen. 20 vitet e fundit kam jetuar pa ndërprerje në Kinë.

Pyetje: Në fillim të viteve ‘90 janë bërë shumë komente dhe krahasime të Kinës me vendet e tjera ish komuniste dhe ish Bashkimin Sovjetik. Cili është komenti juaj?

Përgjigje: Ajo që unë shoh është se Kina do të vijoj të ecë në rrugën e nisur. Kina nuk është Europa LIndore dhe ish Bashkimi Sovjetik. Gjërat tek ne apo vende të tjera të ish kampit socialist u bënë me dhunë, sistemet nuk u transformuan, por u rrënuan përfshirë edhe Shqipërinë. Në Kinë ka ndodhur një transformim i butë gradual dhe çdo problem i dalë është korrigjuar brenda 10 vjetëve. Në Kinë drejton Partia Komuniste, por është kjo parti që bën privatizimin e ekonomisë, drejton ekonominë e tregut në disa rrugë edhe të pashkelura nga të tjerët. Ky është tipari që e bën Kinën të veçantë. Prandaj Kina do të njohë vetëm zhvillim të qëndrueshëm dhe jo ndryshime të befta.

Pyetje : Nëse Shqipëria nuk do të kishte ndërprerë marrëdhëniet me Kinën në vitin 1978?

Përgjigje: Kina ishte e qartë në planet e saj për të ardhmen. Ne në atë kohë ishim të qartë në dogmatizmin tonë. Pa dyshim  që po të futeje konomia e tregut  më shpejt tek ne, do të përmirësonte gjendjen ekonomike të njerëzve.

Pyetje: Çfarë potencialesh të pashfrytëzuara ka në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës?

Përgjigje: Kina, megjithë vendet e Ballkanit dhe vendet e Europës Lindore, por edhe me gjithë rajonet e botës ka dëshirë të zhvillojë gjithnjë e më tepër marrëdheniet. Unë shoh një hendek nga ana jonë, e kam fjalën për pamundësinë e Shqipërisë për të qenë e gatshme për të thithur investime kineze. Nuk kemi projekte të gatshme. Ndërmarrjet kineze, bankat kineze, sipërmarrësit, duan projekte të gatshme dhe jo thjesht ide. Për shembull flitet për autostradën e gjelbër, për portin e Shëngjinit, por nuk ka projekte – janë thjesht ide. Shipëria kishte vetëm një projekt- atë të rrugës së Arbërit. Ne jemi të pranishëm në projektin 16+1 me Kinën, por investitorët nuk vijnë për të të bërë projektin ty.

Pyetje: Kina është treg i madh. çfarë mund të shfrytëzonte Shqipëria për eksportet e saj.

Përgjigje: Jam i pari që kam çuar ndërmarrjet shqiptare para 3 vitesh, më 2015, në panairin Ningbo dhe tani ky panair bëhet çdo vit. Vitin e parë ishin të pranishëm 12 ndërmarrje shqiptare. Ne kemi produkte ushqimore, vajin e ullirit që kërkohet nga tregu kinez, kemi verërat tona që kërkohen nga tregu kinez, mjalti shqiptar kërkohet në Kinë, por ne për fat të keq i kemi në sasi të vogla.
Ne kemi një favor të madh, për të cilin flitet pak: Është turizmi. Turisti kinez në Shqipëri do të ndihmonte shumë ekonominë tonë. Vetëm në Kroaci ka patur vjet 50 mijë turistë kinez. Turisti kinez është turisti që shpenzon më shumë në të gjithë botën. Duan të konsumojnë dhe të blejnë mallra. Këtë duhet ta shfrtyrëzojmë sa më shumë. Vendet e tjera kanë liberalizuar vizat si Sebia, Bosnja. Mali i zi. Nuk duhet të harrojmë që turistët kinez vijnë të vizitojnë rajonin dhe jo thjesht një vend në Ballkan.

Intervistoi për RTSH Albana Agolli

Sicred