KRYEFAQJA » LAJME » Çelja e negoicatave mes BE dhe Shqipërisë, Kukan tregon optimizëm të matur
do të jetë shumë keq për vendin, pavarësisht se kush i fiton ato zgjedhje, që të mbahen këto lloj zgjedhjesh, sepse do të ishte shumë shkatërruese për gjithë jetën politike në Shqipëri.

Çelja e negoicatave mes BE dhe Shqipërisë, Kukan tregon optimizëm të matur

Eurodeputeti Eduard Kukan ka deklaruar optimizëm të matur lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë. Duke folur në ditën e dytë të punimeve të Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri që po mbahet në Tiranë, ai ka deklaruar se Komisioni Europian do të propozojë çeljen e negoicatave mes BE dhe Shqipërisë, dhe se Parlamenti Europian do ta miratojë këtë propozim. Por sipas tij gjithçka është në dorë të Këshillit Europian. “Në radhë të parë na duhet të bindim këshillin. Nuk ka dyshim që Komisioni do të propozojë hapjen e negociatave. Nuk kam dyshim që parlamenti do ta aporovojë, por Këshilli e merr vendimin” tha zoti Kukan. Ai kujtoi se çdo shtet anëtar mund të prishë këtë vendimarrje. “Mjafton një vend që ta hedhë poshtë këtë, ndaj duhet të jeni të vetëdijshëm për këtë gjë” tha eurodeputeti.
Zoti Kukan bëri prezent rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale me secilin vend anëtar të BE-së dhe rolin e grupit të miqve të Shqipërisë në këtë moment kyç për historinë e Shqipërisë. “Është shumë e rëndësishme të keni marrëdhënie bilaterale të mira me secilin vend anëtar të BE. Dua t’ju kujtoj që grupi i miqve të Shqipërisë do të vendosin për të ardhmen tuaj. Do ishin një ndihmesë e madhe për qëllimin tuaj” porositi eurodeputeti Eduard Kukan përfaqësuesit e politikës shqiptar.

(Visited 19 times, 1 visits today)
Sicred