KRYEFAQJA » LAJME » Çelja e negociatave, Shqipëria fiton kohë
Çelja e negociatave, Shqipëria fiton kohë

Çelja e negociatave, Shqipëria fiton kohë

Shqipëria po fiton kohë për një vendim të favorshëm për çeljen e negociatave me BE. Komisioni Europian ka shtyrë për në pranverë procedurën e raportit vjetor mbi ecurinë e vendit, raport që normalisht do të duhej të publikohej çdo vjeshtë.
Hartimi dhe publikimi i paketës vjetore të zgjerimit në pranverë, lidhet me harmonizimin e raporteve me vitin kalendarik që është dhe baza e raporteve statistikore. Kjo do të thotë se periudha e vlerësuar në raportin vjetor për vendet në procese me BE, do t’i përkasë të njëjtës që paraqet edhe raporti ekonomik. Shqyrtimi i përfundimeve të Komisionit Europian nga Këshilli Europian të bëhet më pas në qershor. Komisioni e paraqet këtë si një propozim të përsëritur nga vendet ne zgjerim, gjë që nga ana tjetër përputhet dhe me kohën e raportimeve të tjera europiane që lidhen me programet e reformimit ekonomik në rajon. Kjo do të theksojë rolin e ekonomisë në politikën e zgjerimit, mendon komisioni europian në të njëjtën kohë që siguron koherence mes paketës dhe procesit të reformave ekonomike duke vënë në lëvizje një pasqyrë më të qartë të zhvillimeve për të ardhmen.
Praktikisht për Shqipërinë kjo do të thotë që procesi i Vettingut të marrë një kohë më bindëse përkundrejt rezultateve me provë që pret Komisioni Europian dhe Këshilli Europian. Nga ana tjetër, delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë, ka kërkuar mendime gjerësisht për raporti vjetor në fjalë, gjë që duket se e vë këtë proces më shumë në syrin e ekspertëve e të shoqërisë civile, se të qeverisë.

Sicred