KRYEFAQJA » LAJME » Çelja e negociatave Shqipëri-BE, Tirana kërkon votën pro nga vendet anëtare
Çelja e negociatave Shqipëri-BE, Tirana këkon votën pro nga vendet anëtare

Çelja e negociatave Shqipëri-BE, Tirana kërkon votën pro nga vendet anëtare

Shqipëria është angazhuar në një axhendë intensive para takimi të KE në qershor, që pritet t’i japë votën e vlefshmërisë rekomandimit të komisionit dhe praktikës për çeljen e negociatave. Kujdesi për një praktike që Këshilli Europian të mos e kundërshtonte siç pohoi Hahn në vizitën e vjetshme në Tiranë, e bën të konsiderueshëm faktin që vetë komisioni ta ketë matur pulsin e këshillit.
Por dokumenti qëndron në duart e vendeve anëtare të cilat do të shprehen individualisht. Përkundrejt kësaj diplomacia shqiptare paralajmëron veprime në ekip të gjerë e me nivel kryeministri sidomos për vendet, vota e të cilave ka peshë specifike.
Kryeministri shqiptar Rama do t’i drejtohet Berlinit, pasi të takojë në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk. Kancelarja Merkel me të cilën kryeministri shqiptar është planifikuar të takohet më 25 prill, është pjesë e procedurave nga më të ngarkuarat duke patur parasysh praktikën gjermane që parashikon një vendim parlamenti për një vote po të Gjermanisë.
Eurodeputeti Flekeshtain paralajmeroi në vizitën e fundit në Tiranë se negociatat politike të Gjermanisë për këtë vote kanë qenë edhe para vendimit të Komisionit Europian, ku raporteri për Shqipërinë u shpreh publikisht se do të zgjidhej si praktikë brenda vendit.
E një niveli të lidhur me politikën e brendshme të vetë vendit, duket edhe vota e Greqisë, nga ku bisedimet dypalëshe për çështjet e mbetura pezull do të duhet të mbështesin një qëndrim jopengues të fqinjit jugor. Greqia, që nuk mund të bëjë përformancë vetoje për të dy vendet e propozuara nga Komisioni Europian, nuk është deklaruar specifikisht për një pengim të procesit, në të njëjtën kohë që pranon ecurinë e bisedimeve siç ka ecur deri tani.
Ministri i jashtëm Bushati ka veçuar edhe Francçn në këtë vëmendje të diplomacisë shqiptare, ndërkohë që momenti pritet të ndihmohet nga takimi i Sofies. Kryeqyteti që ka kryesuar BE-në këtë gjashtëmujor do të duhet të ktheje në proaktiv vendimet politike të BE-së pro zgjerimit të vendeve anëtare.

Sicred