KRYEFAQJA » LAJME » Çelja e negociatave, Basha replikon me Ballën

Çelja e negociatave, Basha replikon me Ballën

Çelja e negociatave mes Shqipërisë dhe BE është debatuar të enjten në parlamentin shqiptar. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se mazhoranca gjermane ka vendosur që jo vetëm të mos hapen negociatat për Shqipërinë, por ka kërkuar edhe një proces kontrolli për Shqipërinë.
Por Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke ju përgjigjur deklaratave të zoti Basha tha se Gjermania mbështet tërësisht hapjen e negociatave dhe ajo është promotorja e një mbështetje të madhe të Shqipërisë në Samitin e 28 qershorit.

Sicred