KRYEFAQJA » LAJME » Çelet tenderi për konçensionin e Landfillit në Tiranë

Çelet tenderi për konçensionin e Landfillit në Tiranë

Ministria e mjedisit ka çelur tenderin për të dhënë në formën e partneritetit publik privat ndërtimin e landfillit, inçeneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve të mbetjeve ekzistuese në Tiranë për 30 vite. Kontrata e publikuar nga agjencia e prokurimit publik parashikon ndërtimin e një impianti të ri të mbetjeve në jug dhe lindje të zonës së venddepozitimit ekzistues në Tiranë, një zonë që sipas dokumentit vlerësohet si e përshtatshme për implementimin e këtij projekti. Ndërsa zona e propozuar për ndërtimin e centralit shtrihet në rrjedhën e mesme të lumit Erzen dhe është e vendosur në veri, veri-lindje të lumit në një distancë prej 1.2 km nga ai. Referuar kontrates, kriteret e përzgjedhjes së fituesit janë 5, të cilat kryesohen nga ndikimi mjedisor dhe ai social i projektit. Afati për dorëzimin e ofertave është 12 qershori, datë që do të bëhet edhe hapja e ofertave nëse do të ketë interes nga kompani të tjera veç “Integrated Energy B.V”, shoqëri e cila në dhjetor të vitit të kaluar u shpërblye me bonus pikësh nga qeveria për këtë konçension çka i jep avantazh në tender krahasuar me operatoret e tjerë.

Sicred