KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Çelet pavioni i dedikuar Skëndërbeut në Muzeun e Forcave të Armatosura

Çelet pavioni i dedikuar Skëndërbeut në Muzeun e Forcave të Armatosura

Viti i Skënderbeut, në Muzeun e Forcave të Armatosura është shënuar me çeljen e pavijonit dedikuar heroit tonë kombëtar. Në pavijonin e Skënderbeut në Muzeun e Forcave të Armatosura janë ekspozuar sende, armë dhe dokumenta të kohës.

Sipas ministres se mbrojtjes Olta Xhaçka e cila ishte e pranishme ne inaugurimin e ketij pavijoni forcat e armatosura do te jene te angazhuara plotësisht në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. “Muzeut të Forcave të Armatosura” i shtohet edhe një pavijon i ri, shumë interesant për t’u vizituar, i cili i kushtohet heroit kombëtar. Ky pavijon është vetëm një simbolikë e angazhimit tonë për Vitin e Skënderbeut.”

Ndërkaq Xhaçka theksoi se FA kontribuoi në rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve dhe monumenteve të kulturës e gjithashtu premtoi se Truproja e nderit dhe orkestra frymore e FA do të kenë një imazh tërësisht të ri dhe dinjitoz.

(Visited 10 times, 1 visits today)