KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Çelet edicion i 7-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Çelet edicion i 7-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Në qytetin e Pogradecit është çelur edicioni i 7-te i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Prej vitesh ky aktivitet përbën një ngjarje të rëndësishme për të gjithë rajonin pasi në të promovohen filma nga shumë vende të Ballanit si dhe kineastë të rinj.
Një risi për këtë vit në natën e fundit është premiera botërore e filmit të gjatë trillit spanjoll “Zgjimi i Enver Simakut”. Në këtë film që frymëzohet nga Shqipëria e vitit 97, interpretojnë ikona të kinematografisë shqiptare si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Viktor Zhusti, Piro Milkani, Ema Andrea e Laert Vasili. Presidenti i nderit për edicionin e shtatë të festivalit është aktori i famshëm Reshat Arbana.
Por përveç kinematografisë, ajo që e bën të veçantë këtë festival është tryeza me gatime ballkanike. Gjatë gjithë netëve për të ftuarit dhe pjesmarrësit e festivalit ofrohen gatime tradicionale të vendeve të ndryshme. Organizatorët e festivalit rrëfyen se vlerat e mëdha e kanë sjellë edhe këtë ngjarje në edicionin e 7-të.

Sicred