KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Çeki, Zeman rizgjidhet president

Çeki, Zeman rizgjidhet president

Milos Zeman, 73 vjeç veteran i së majtës populiste u rizgjodh të shtunën në mandatin e dytë pesëvjeçar në presidencën çeke. “Kjo është fitorja ime e fundit politike. Nuk do të ketë më disfata politike pasi Kushtetuta i lejon presidentit vetëm dy mandate pesëvjeçare”, u shpreh ai para simpatizantëve pak pas rizgjedhjes. Presidenti i një shteti anëtar të NATO-s që nga 1999 dhe të BE-së prej vitit 2004, Milos Zeman nuk e fsheh simpatinë kundrejt Rusisë dhe Kinës. “Rusia nuk përbën më një rrezik në planin e sigurisë”, pohonte ai gjatë një debati televiziv. Shpesh Zeman ishte i akuzuar për përçarjet e shoqërisë për shkak të orientimit pro-rus, pro-kinez dhe anti-imigracion si dhe për fjalimet provokuese.
Në majin e 2015, ai mori pjesë në Moskë në ceremonitë përkujtimore të fitores ndaj Gjermanisë naziste të refuzuar nga shumica e liderëve perëndimorë. Në shtator të të njëjtit vit, ai ishte i vetmi kryetar shteti evropian i pranishëm në Pekin në paradën ushtarake në përkujtim të kapitullimit të Japonisë.

Sicred