KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Çeki, përfundojnë votimet presidenciale

Çeki, përfundojnë votimet presidenciale

Çekia mbylli ditën e dytë të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në këtë raund  garuan presidenti aktual, Milos Zeman, ish-komunist dhe akademiku proevropian, Jiri Drahos.
Vendvotimet janë mbyllur në orën 14 sipas kohës së Evropës së Mesme, ndërsa rezultatet finale të kësaj gare tejet të paqartë, pritet të shpallen disa orë pas përfundimit të votimeve.
Rundi i dytë i zgjdhjeve presidenciale filloi dje dhe përfundoi sot, meqë në rundin e parë, më 12 dhe 13 janar, asnjëri prej kandidatëve nuk ia doli të fitoj më tepër se 50 përqind të votave.
Milos Zeman në këtë rreth të votimeve i fitoi 38.6 përqind, ndërsa Jiri Drahos, 26.6 përqind të votave.

Sicred