KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Çeçeni, rrëzohet helikopteri ushtarak, 7 të vrarë

Çeçeni, rrëzohet helikopteri ushtarak, 7 të vrarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Çeçeni kur një mjet ushtarak është rrëzuar . Media lokale njofton se të paktën shtatë persona janë vrarë gjatë rrëzimit të një helikopteri në republikën jugore ruse të Çeçenisë. Mjeti njoftohet se i përkiste Shërbimit të Gardës Kufitare. “Po, një helikopter është rrëzuar në jug të Çeçenisë”, tha një oficer i zbatimit të ligjit për agjencinë e lajmeve Interfax. Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një helikopter Mi-8. Çeçenia ka qenë skenë e një rebelimi islamik kundër shtetit rus, megjithëse dhuna është sheshuar gjatë viteve të fundit. Kreu çeçen, Ramzan Kadyrov, është një aleat i rëndësishëm i Putinit, i cili është vendosur nën sanksionet e SHBA për abuzimet e pretenduara të drejtave të njeriut.

Sicred