KRYEFAQJA » LAJME » Çdo të mërkurë urgjencat kirurgjikale te Sanatoriumi

Çdo të mërkurë urgjencat kirurgjikale te Sanatoriumi

Nëse ju ndodh të jeni në nevojë akute për një ndërhyrje kirurgjikale në lidhje me sëmundjet e brendshme, bëni kujdes me ditët e javës. Çdo të mërkurë, ministria e Shëndetësisë i ka kaluar të gjitha urgjencat kirugjikale në spitalin Universitar Shefqet Ndroqi në Sauk pasi QSUT po përjeton një rritje fluksi të papërballueshme. Ky riorganizim fillon në datën 4 korrik, të mërkurën e kësaj jave por shefi i urgjences kombëtare Skënder Brataj thotë se qytetarët për të mos u ngatërruar me orientimin dhe për të mos humbur kohë është mirë të telefonojnë në numrin 127. Urgjencat kardivaskulare dhe ato neurokirugjikale do të vazhdojnë të bëhen në QSUT pasi edhe specialistët ndodhen aty. Po kështu edhe rastet e sjella me helikopter, djegie-plastika, Obstetri -Gjinekologjia dhe trauma nuk do të transferohen në Sauk por të do të përballohen nga spitalet që deri më tani janë përgjigjur për këto raste.

Sicred