KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Carlo Cottarelli, Kryeministri i ri i Italisë
Carlo Cottarelli, Kryeministri i ri i Italisë

Carlo Cottarelli, Kryeministri i ri i Italisë

Carlo Cottarelli do të jetë kryeministri i ri i Italisë, i cili është mandatuar nga Presidenti Sergio Mattarella pas tërheqjes se Guiseppe Conte, i propozuar nga aleanca mes Lega Nord dhe 5 Yjet për të formuar qeverinë e re. Cottarelli ka pranur detyrën dhe ka shkuar mejehrë në kryeministri për të nisur menjehrë punën. Nëse qeveria e ardhshme italiane merr votëbesimin në Parlament zgjedhjet e ardhshme mund të zhvillohen në fillim të vitit 2019, në rast se Parlamenti Italian nuk i jep votëbesimin qeverisë së Cottarellit zgjedhjet e ardhshme priten të zhvillohen pas muajit gusht të 2018. Partitë Lidhja, 5 Yjet, Forza italia, Fratelli D’Italia kanë deklaruar se nuk do të votojnë votëbesimin e kësaj qeverie. “Do të dal para Paralamentit për të prezantuar një ligj për bilancin, e në rast besimi do të qëndroj deri në fillim të 2019-s. Në rast të kundërt do jap dorëheqjen e vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas muajit gusht”, kjo ka qenë deklarata e ekonomistit Cottarelli, i cili e ka pranuar me rezerva detyrën e caktuar nga presidenti Mattarella.

Sicred