KRYEFAQJA » LAJME » Calja kampion i trefishtë Europe
Calja kampion i trefishtë Europe

Calja kampion i trefishtë Europe

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka shkruar emrin e tij në historinë e peshëngritjes europiane. Ai u shpall Kampion i Europës në Bukuresht duke fituar tre medalje ari. Në peshën deri 69 kg ai ngriti 146 kg në shkëputje, 175 kg në shtytjes, dhe në total 321 kg. Specialistët e konsideruan garën e tij si të shkëlqyer dhe që dhuroi emocione të jashtëzakonshme. “Jam shumë i lumtur. Suksesin ia dedikoj familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve” citohet të ketë thënë tha Calja pas garës.
Peshëngritësi tjetër shqiptar Erkand Qerimaj nuk mundi të garonte për arsye shëndetësore. Pjestari tjetër i ekipit shqiptar Arbër Cercizi nuk arriti të ngjitej në podium. Të enjten pritet konkurrimi i Daniel Godellit në peshën 77kg, ndërsa më 30 mars do të konkuroj Krenar Shoraj, në peshën 85kg.

Sicred