KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Caktohet vendi dhe koha e takimit mes Trump dhe Kim Jong
Caktohet vendi dhe koha e takimit mes Trump dhe Kim Jong

Caktohet vendi dhe koha e takimit mes Trump dhe Kim Jong

Presidenti amerikan Donald Tramp do të takohet me liderin koreano verior kim jong un në datën 12 qershor. Vendndodhja e takimit do të jetë Singapori. Lajmi u bë i ditur nga Trump në rrjetin social tuiter. – Do të përpiqemi që këtë takim ta bëjmë një moment të vecantë për paqen botërore, – u shpreh Trump. Njoftimi i bërë nga presidenti amerikan erdhi disa orë pasi ai priti personalisht në bazën ajrore Endrjus tre shtetasit amerikanë që u liruan nga regjimi koreano verior gjatë vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit Majk Pompeo në Penian. Asnjë president amerikan në detyrë nuk është takuar ndonjëherë me ndonjë lider të Koresë së Veriut, Cështja kryesore që pritet të diskutohet do të jenë armët bërthamore të Koresë së Veriut, nw lidhje me tw cilat Uashingtoni i kërkon Penianit që të heqë dorë prej tyre. Veriu ka ndërmarrë gjashtë teste bërthamore, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare. Peniani nuk ka komentuar deri tani mbi axhendën ose se cfarë pala koreano veriore mund të ofrojë gjatë samitit, megjithëse cështja kryesore që Kim Jong Un pritet të paraqesë do të jetë prezenca e 30 mijë ushtarakëve amerikanë në Korenë e Jugut, sëbashku me heqjen e sanksioneve. Ndërkohë Singapori, vendi ku do të ndodhë takimi, ka qenë përdorur edhe më parë për takimetë profilit të lartë. Në vitin 2015, liderët e Kinës dhe Tajvanit mbajtën atje të parat bisedime në 60 vjet mes tyre. SHBA-të dhe Singapori kanë një marrëdhënie të ngushtë mes tyre. Singapori ka marrëdhënie diplomatike me Korenë e Veriut por ka pezulluar të gjitha marrëdhëniet tregtare me vendin komunist që nga nëntori i vitit të shkuar, pas ashpërsimit të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Penianit.