KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Caktohet kreu i hetimit për zgjedhjet amerikane

Caktohet kreu i hetimit për zgjedhjet amerikane

Një ish-drejtor i FBI-së, dhe konkretisht Robert Myler, është caktuar si këshilltar special për të mbikqyrur hetimin mbi ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet amerikane dhe çdo lidhje të mundshme me fushatën e Tramp. Sipas zëvëndës prokurorit të përgjithshëm amerikan, emërimi i Robert Myler ishte bërë për shkak se është në interesin publik që në këtë hetim të përfshihej një person jashtë skenës politike. Emërimi i tij është mbështetur nga politikanët e të dyja palëve. Thirrjet për një hetim special janë intensifikuar qëkur Presidenti Donald Tramp pushoi nga puna drejtorin e FBI-së Xhejms Korbi. Njoftimi për emërimi i Myler duket se e ka zënë shtëpinë e bardhë në befasi, pasi Tramp u informua për këtë vetëm pasi Zëvëndësprokurori i Përgjithshëm Rod Rozenstajn nënshkroi urdhrin. FBI dhe Kongresi po shijojnë për lidhje të mundshme mes ekipit të fushatës së Tramp dhe Rusisë. Zoti Myler do të drejtoje hetimin e FBI-se. Agjencitë amerikane të inteligjencës besojnë se Moska është përpjekur të ndikoje zgjedhjet amerikane në favor të zotit Tramp. Zoti Myler, i cili tashmë ka pushtet të gjerë, u shpreh se do ta pranonte këtë përgjegjësi dhe do të bënte më të mirën e mundshme në lidhje me këtë çështje.

Sicred