KRYEFAQJA » LAJME » Çako: Të mobilizohemi për parandalimin e zjarreve

Çako: Të mobilizohemi për parandalimin e zjarreve

Në nisje të stinës së nxehtë që vazhdimisht shoqërohet me rënie zjarresh, kreu i ri emergjencave civile Haki Çako, ju bëri thirrje njësive vendore të përqëndrohen tek reduktimi i riskut nga fatkeqësitë natyrore. Nga një takim ku u diskutua rreth projektit rajonal ngritja e rrjetit të veprimit për aftësitë ripërtëritëse urbane nga fatkeqesitë në Evropën Juglindore, zoti Çako tha se Shqipëria duhet të mësojë nga përvoja e vendeve të rajonit. Projekti synon rritjen e kapaciteteve lokale për të reduktuar riskun ndaj fatkeqësive natyrore në 7 vende të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë.  Gjatë vitit të fundit Shqipëria ka kaluar 4 raste të fatekeqësive natyrore, 3 përmbytje dhe një e krijuar nga rreshjet e dendura të dëborës.

Sicred